Avokati Saimir Vishaj vlerësoi se ashpërsia e reformës në drejtësi ishte e nevojshme. Duke e krahasuar drejtësinë shqiptare me një tren të dalë nga shinat, avokati tregoi në “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se ka nga ata gjyqtarë që me një vit punë, u bënë me vilë në mes të zonës së Bllokut.

 

“Mendoj që momenti i parë që ne do të fillonim reformën në drejtësi duhet të kishim gjetur kapacitetet e para dhe e dyta, unë nuk jam me zëvendësim emrash, të iki një gjyqtar dhe të vijë një gjyqtar tjetër n.q.s. nuk ndryshon mentaliteti. Që d.m.th. të gjithë qytetarët apo qytetaret që dëshirojnë të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë nuk duhet të futen apo ta shikojnë si mjet fitimi për tu pasuruar sa më shpejtë. Ne na vinin gjyqtarë dhe prokurorë, vinin nga fshati dhe nga fshati, nuk është ndonjë problem, dhe na dilnin me shtëpi në mes të Bllokut. Për 1 vit ose 2 vjet ai na dilte me vilë në mes të Bllokut.”

 

Saimir Vishaj ka shpresë që reforma në drejtësi do të japë frytet e veta. Për të, deri tani eshtë minimizuar korrupsioni dhe gjyqtarët e prokurorët që kanë ngelur dhe ata që kanë kaluar vetingun kanë një stres prej vetingut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *