E krijuar nga kompania e hapësirës ajrore Boom dhe e mbështetur nga manjati i kompanisë Virgin Richard Branson, avioni “Baby Boom” mund të jetë epoka e re e udhëtimit supersonik.

E pretenduar të jetë një nga avionët më të shpejtë civilë në botë të krijuar ndonjëherë, ky avion do të kryejë testin e parë  në fund të vitit 2017. Thuhet se mund t’i dërgojë pasagjerët nga Londra në Nju Jork për 3.5 orë. Testimi i fluturimit të avionit të do të kryhet në bazën e forcave ajrore Eduards në jug të Kalifornisë. “Prej kohësh kam qenë i apasionuar për risitë e hapësirës ajrore dhe zhvillimin e fluturimeve me shpejtësi të madhe,” tha Richard Branson, themelues i Grupit Virgin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *