Subscribe

Të shtëna e armëve te zjarrit tronditen mesditën e kësaj të mërkure Elbasanin. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu” ndërsa shënjestra e sulmit mësohet se ka qenë Ervis Çausholli, një emër ky i njohur për policinë.

Edhe pse të shtënat u raportuan nga policia se erdhën si rrjedhojë e një konflikti të çastit mes dy personave, dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë një atentat i mirëorganizuar.

 

Kjo pasi, Çausholli i njohur ndryshe dhe me nofkën “Korçari”, sipas dëshmitarëve okularë, ishte duke lëvizur me një makinë tip Mazda kur u qëllua disa herë nga një automjet në lëvizje. Ai mundi të largohet me shpejtësi nga vendngjarja duke braktisur makinën.

 

Dyshohet se nga të shtënat Çausholli mbeti plagosur në dorë. 10 persona u shoqëruan ne polici dhe po merren në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Po ashtu hetuesit sekuestruan kamerat e sigurisë në bizneset rreth zonës dhe po punojnë për identifikimin e autorit, por edhe për kapjen e Çaushollit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

 

Ervis Çausholli është një emër i njohur pasi është i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *