Subscribe

Shkëlzen Kastrati, babai i katër fëmijëve që u ekzekutua të hënën në Fier, përcillet sot në banesën e fundit.

Lidhur me atentatin mafioz që tronditi qytetin e Fierit, janë shoqëruar në Polici dhe janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë, raporton Vizion Plus. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve në këtë zone.

Autori i krimit mbetet ende i paidentifikuar.

Kastrati po lëvizje me makinën e tij tip Benz, kur një person që ndodhej në një mjet tjetër i doli përpara dhe e qëlloi me breshëri plumbash. Njëri prej tyre e kapi në ballë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas mbledhjes së provave krysore dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes, agjentet dyshojnë se krimi është bërë nga vrasës profesionistë dhe motivi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo, pasi Shkëlzen Kastrati ishte një person me precedent penal. Ndërkohë që vëllait të tij, Kelmend Kastrati, i është bërë një atentat në vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *