Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Redjan Rrajës për lirimin nga burgu.

Redjan Rraja, dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ardjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit, ku humbi jetën shoferi, Andi Maloku. I plagosur mbeti edhe Aleksandër Laho, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut.

Ndaj Rrajës rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *