Policia është vënë në ndjekje të personit/ave që i bënë atentat Preng Gjinit mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se në aksionin e forcave të Drejtorisë së Policisë Vendore të Qarkut Lezhë dhe forcat RENEA, janë shoqëruar 6 persona si të dyshuar për këtë ngjarje.

 

Burimet bëjnë me dije se shoqërimet janë nga fisi Reçi me të cilët dyshohet se familjet janë në konflikt me njëra-tjetrën.

 

Preng Gjinit ju bë atentat me eksploziv një ditë më parë në Tiranë.

 

Lënda plasëse ishte vendosur mbi gomën e parë, ndërsa nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë Gjini i cili qëndronte i fshehur që pas vrasjes së vëllait të tij Tonin Gjini një vit më parë, para Kishës së Rrëshenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *