Në fund të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, deputeti demokrat, Flamur Noka, tha se i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të kuptojë se partia është në krizë të thellë.

Noka u shpreh se një gjë e tillë i është kërkuar Bashës nga ai, Tomor Alizoti, por edhe disa demokratë të tjerë. Ndërkohë, lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të shpallë datën brenda javës, Noka tha prerë se askush nuk mund ta ndalojë atë.

“Baza e PD po vuan një përccarje si kurrë më parë. Ju kam dëgjuar që thoni bunkerizim, por baza kërkon zhbunkerizimin e partisë së bunkerizuar. Ju nuk keni zbritur në bazë për të diskutuar përçarjen e shkaktuar nga vendimi kundër Sali Berishës. Zoti kryetar, duhet gjetur një rrugë që partia të çlirohet nga ky makth. Nuk është zgjidhja ngurtësimi brenda bunkerit. Nuk është zgjidhje përjashtimi. Ju përsërisni fjalët për Kuvend antiamerikan. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Kuvendi duhet për të rikthyer ligjshmërinë në vendimet e partisë pas vendimit për Sali Berishën, timin apo edhe të zotit Baçi pa vendim kryesie.”, tha Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *