Protesta per prishjen e Teatrit ka mbledhur në bulevard grupe të ndryshme politike e jopolitike, artistë e politikan. Nder të tjera binin në sy të veshur me të zeza, nje grupim i tifozëve te Tiranës. Ata kane qene goxha aktiv gjatë protestes, sidomos në nje moment ku edhe ka pasur përplasje kur sapo mbërriti Basha ne bulevard. Edhe në kampionatin shqiptar, ky grupim njihet për mbështetjen qe i jep ekipit të Tiranes ndonëse është një grupim ndryshe nga Tirona Fanatiks. Ajo qe i ka bërë te njohur këtë grup të tifozeve janë thirrjet e tyre, “Myti komunistat’ apo edhe “Vdekje Beogradit”.

Video më poshtë tregon nje nga marshimet e këtij grupi në rrugët e Tiranës para nje ndeshje kampionati, teksa anëtarët janë të veshur te gjithe me të zeza dhe me shallin e Tiranes në krah.

Nderkohë në facebook grupi i tifozave Capital Crew, nëpërmjet nje postimi shkruan se jane gjithnjë kundër sistemit dhe atyre qe shkaterrojnë qytetin. “Poshte diktatura”, shkruan mes të tjerash grupi i tifozeve në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *