Milan e nisi me fitore fushatën e këtij sezoni ne Europa League edhe pse me rezultat minimal.

 

Por kuqezinjtë e Gatuzos vuajtën shume përpara se te fitonin 1-0 ne Luksemburg ndaj Dudelange duke marre menjëherë kryesimin e grupit F kjo edhe pas barazimit pa gola mes Olimpiakos dhe Betis.

 

Goli i vetëm për italianet u shënua nga Higuain ne minutën e 59.

 

Miqtë kishin te paktën tre raste te pastra me pas ndërsa Borini ne minutën e 68 preku shtyllën.

 

Mjaft mire e nisi dhe Arsenal ne grupin E, qe ne Londër mposhti Vorskla Poltava 4-2.

 

Dominim total nga ana e topçinjve qe gjeten katër rrjetën me Obamejang autor i një dopiete, Velbek dhe Ozil përpara se ukrainasit te ngushtonin diferencën me Cesnakov dhe Sharpar.

 

Përmbysje spektakolare e Bayer Leverkusen ne grupin A 3-2 ndaj Ludogorec.

 

U duk një mbrëmje jo për gjermanet me bullgaret qe shënuan dy here me Keseru dhe Marcelinjo. Havertz dopiete nga një gol për çdo pjese dhe Telin i dhanë tre pike ne një fushe te vështirë skuadrës se aspirinave.

 

Ne te ashtuquajturën beteje familjare Laipzig u mund nga Salcburg 2-3.

 

Dinamo e Zagrebit shpartalloi Fenerbahce 4-1, Celltic Rosenborg 1-0 i njëjti rezultat edhe ne Sllovaki trnAva Anderleht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *