E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet kolumbiani në Durrës, rekrutonte shtetase të huaja dhe i sillte në Shqipëri, i shfrytëzonte për prostitucion

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar, shtetas kolumbian, në kuadër të operacionit “Storm 9” i zhvilluar 4 ditë më parë për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

28-vjeçari dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.

Reklamë

Policia ka sekuestruar 3 celularë që ai dyshohet se i përdorte për këtë veprimtari kriminale.

“Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “Storm 9”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, u bë e munduar kapja në PKK Muriqan dhe ndalimi i shtetasit kolumbian të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:

Reklamë

D. G., 28 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion”, njofton policia.

2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë