Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke arrestuar në flagrancë shtetasi Glejdis Vata, 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili siguronte kokainë, e ndante në doza dhe e shiste kryesisht në lokale nate, në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti”.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi të riut një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Night”.
Arrestohet në flagrancë një 19-vjeçar që siguronte Kokainë, e ndante në doza dhe e shiste në lokale në zona me frekuentim të lartë në kryeqytet.
Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike Kokainë që iu gjet me vete të riut, në momentin e arrestimit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë, në doza, kryesisht në lokale nate, në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Night”.
Në kuadër të operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. V., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





