Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona për shkak të postimeve provokuese në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu një ditë më parë.
Ministri turk i punëve të Brendshme bëri të ditur se ishin identifikuar në total më shumë se 260 llogari në rrjetet sociale, përfshirë edhe jashtë vendit, që nxisin krim dhe urrejtje përmes postimeve.
Lexo edhe :
Related Posts
Ministri shtoi se 18.6 milionë postime rreth Imamoglut u shpërndanë në X brenda 24 orëve nga ndalimi i tij.
Mijëra njerëz dolën në rrugë dhe në kampuset universitare në qytete të ndryshme, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara të mërkurën.
Ata protestuan me slogane kundër qeverisë, pavarësisht se autoritetet i ndaluan protestat për katër ditë menjëherë pas arrestimit të Imamoglu.
Përveç ndalimit të protestave, autoritetet mbyllën disa rrugë dhe kufizuan qasjen në disa rrjete sociale.
Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist së bashku me 105 persona të tjerë.
Pjesa më e madhe e të arrestuarve jane staf i Bashkisë së Stambollit gazetarë dhe biznesmenë.
Përveç prangosjes, autoritetet sekuestuan një kompani ndërtimi ku bashkëpronar ishte edhe Imamoglu si dhe një tjetër kompani në pronësi të tij./vizionplus.tv







