E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Bota

VIDEO/ Marshim i madh dhe incidente në Universitetin e Stambollit pas arrestimit të Ekrem Imamoglu

Incidente të shumta u shënuan në  Universitetin e Stambollit, pas shpalljes së pavlefshme të diplomës së kryetarit të bashkisë dhe kandidatit për president të CHP, Ekrem Imamoglu.

Imamoglu u arrestua mëngjesin e sotëm, si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm.

Pavarësisht se autoritetet mbyllën disa rrugë në Stamboll dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar.

Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues, duke brohoritur, arritën ta çajnë kordonin policor.

Jashtë portës kryesore, studentët u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre.

Më pas marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane.

Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll.

Policia ndaloi protestuesit para Shkollës Ekonomike. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë