Subscribe

Lideri opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se arrestimi i protestuesve te Kukësit ne mes te natës është nje krim shtetëror. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha ka theksuar se pamjet e publikuara dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, ndërkohe qe policia dhe prokuroria kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentet zyrtare.

 

Kjo ishte çështja qe dominoi edhe mbledhjen e grupit parlamentar demokrat qe per shkak se Basha ndodhet ne Berlin u drejtua nga nënkryetari i PD, Edi Paloka.

 

Paloka ka reaguar edhe ndaj deklaratave te ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj ne Elbasan.

 

Mësohet se gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD, ish-kryetari Sali Berisha ka kërkuar qe përballja me qeverinë Rama te vazhdoje, duke shtuar kontaktet me qytetaret e biznesin e vogël.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *