Policia e Kukësit ka arrestuar një 51-vjeçar i cili mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë.

Blutë e Kukësit arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Tejmoll. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë, një sasi municioni luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *