Subscribe

Banorët e disa fshatrave në Dibër po përballen me dëme të shumta të shkaktuara nga Ariu i murrmë. Fermerë të fshatit Trenë thonë se prej disa ditësh, pemët e qershisë po sulmohen nga ariu, i cili ka zbritur nga mali.

 

Të gjendur në këtë situatë, banorët nuk dinë se si të veprojnë me kafshën e egër, pasi veç dëmeve që po ju shkakton në plantacionet me qershi, atyre ju rrezikohet edhe jeta.

 

SHEFIK FISNIKU

 

BANOR I FSHATIT TRENË, DIBËR

 

“Fermerët ankohen për këtë pikë sespe nuk është një ari, kam parë edhe të tjerë. para dy vitesh në një fshat tjetër nëj banorë u sulmua nga ariu dhe qëndroi 6 muaj në spital.”

 

Një tjetër banor i fshatit Grevë, Shpëtim Feruku, thotë se mund të jenë disa arinj që sulmojnë natën plantacionet me qershi, pasi dëmet janë në disa zona njëherësh. Ai shton se është detyruar që të bëjë roje, për ta trembur kafshën e egër.

 

SHPËTIM FERUKU

 

BANOR I FSHATIT GREVË, DIBËR

 

“Përveç tek qershiat është afruar edhe në fshat. kur nuk ka qershia thyen degët. në fshat vjen pas bletave, një banorë u detyrua i morio dhe i dërgoi në një fshat tjetër.”

 

Fermerët e Dibrës kërkojnë mbështetjen e institucioneve për të mos lejuar dëmtimin e mëtejshëm të qershisë, pasi ata nuk mund t’i asgjësojnë, sepse nuk e lejon ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *