E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Politikë

Anulohet gara e “Porto Romanos”, Karakaçi: Kompania u tërhoq për shkak të kostove. Influenca ruse? Një aludim

Qeveria konfirmoi se kompania e vetme në garë për projektin e portit të ri të Porto Romanos në Durrës është tërhequr nga gara. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i infrastrukturës dhe energjisë Enea Karakaçi, bëri me dije se arsyeja e daljes nga gara ishin kostot e larta për ndertimin e portit.

“Kemi tërheqje të ofertuesit për shkaqe ekonomike sepse ka një rritje të kostos. Komisioni do vijojë me procedurat por dua të rikujtoj faktin që kryeministri u shpreh për këte projekt që tha se ka aktorë të cilët po përpiqen ta frenojnë këtë projekt. Ne do të ndërtojmë një skenar tjetër me qeverinë në mënyrë që të mos frenohet ky projekt i rëndësishëm”, tha Enea Karakaçi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë

Reklamë

Pretendimet për influencë ruse të kompanisë garuese, u hodhën poshtë nga ministri.

“Ky është një aludim. Autoritet Portual i Durrësit ka patur një komunikim me kompaninë dhe të gjithë dokumentat kanë qenë ligjore dhe nuk kanë patur asnjë influencë”, deklaroi Karakaçi.

Reklamë

Gjithashtu Karakaçi bëri me dije se vendi ynë ka përfituar dhe një grant për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Aeroporti i Vlorës.

 “Hekurudha Tiranë-Durrës, një hua 11.7 milionë euro kemi përfituar grant vagonat do të jenë të elektrifikuara”, shtoi Karakaçi

Sipas ministrit, këto marrëveshje i japin fund dhe procesit të elektrifikimit të hekurudhës.

Më shumë video

Reklamë