E diel, 11 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ankorohet anija me mbetje, 102 kontejnerët zhvendosen në një zonë të mbikëqyrur në Porto Romano

Pas 10 ditësh qëndrimi në Radën e Durrësit, anija “Moliva” ka hyrë në port në orët e mëngjesit të sotëm. Mjeti lundrues me 102 kontejnerë, në të cilët ka mbetje të dyshuara si të rrezikshme, u ankorua në kalatën nr 6.

Autoriteti Portual dha leje që anija të vendoset në këtë kalatë, ndërkohë që ka nisur edhe procesi i shkarkimit të kontejnerëve. Ato do të shoqërohen nga policia dhe autoritetet e ngarkuara për mbikëqyrjen e tyre,  drejt Porto Romanos, pranë Parkut Ekologjik.

Reklamë

Në këtë zonë është përgatitur një vend i posaçëm, duke përmbushur kushtet e vendosura nga Prokuroria për monitorim 24 orë me kamera sigurie dhe në një ambient të sigurt mjedisor.

Materialet do të qëndrojnë aty nën mbikëqyrje  të rreptë gjatë gjithë kohës, deri në përfundim të hetimit.

Reklamë

Lajmi për transportin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, ndezi debatin mes opozitës dhe qeverisë, ndërsa një grup aktivistësh të shoqërisë civile me mbështetjen edhe të Partisë Demokratike protestuan më 27 tetor kundër rikthimit të këtyre lëndëve në Portin e Durrësit.

Në 21 gusht prokuroria e Durrësit nisi hetimet mbi çështjen e transportit të dhjetëra kontejnerëve me këto mbetje të cilat u kthyen nga Tajlanda, pasi ky vend refuzoi t’i pranonte.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë