Edhe pse Britania e Madhe njoftoi një ditë më parë heqjen e të gjitha masave kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit dhe autoritetet kërkuan zbatimin e distancimit fizik, britanikët duket se as që duan tia dinë, sidomos kur bëhet fjala për alkoolin dhe pabet e tejmbushura me njerëz.

Janë pikërisht këto pamje që tregojnë se rrugët e Britanisë u pushtuan  nga turma të rinjsh për të festuar rikthimin në normalitetin e zhurmshëm për herë të parë pas 3 muajsh izolim. Mediat shkruajnë se më shumë se 15 milionë birra janë shitur vetëm të shtunën.

Nuk ishte thjesht një party, por mijera  të rinj të dehur të cilët injoruan distancimin shoqëror, duke detyruar policinë të ndërhyjë me arrestime por edhe detyrimin e pabeve për t’i mbyllur më herët se orari i lejuar.

Autoritetet thanë për mediat se janë detyruar të vënë në gatishmëri më shumë oficerë policie se sa kanë vendosur natën e vitit të ri.  

Ata gjithashtu u shprehen se janë përballur me natën më të vështirë pasi oficerët e policisë u detyruan të merren me “meshkuj të zhveshur, pijanëcë të lumtur apo të zemëruar, sherre etj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *