E martë, 27 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Andoni: Po të kishte shkuar në SPAK Berisha sot do të ishte i lirë, Bardhi ndryshe flet në Shqipëri për drejtësinë ndryshe në SHBA

Analisti Ben Andoni i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se nëse Sali Berisha do të kishte shkuar në SPAK që ditën e parë nuk do të ishte sot në “arrest shtëpie”.

Gjatë një debati me ish-deputetin e PD Klevis Balliu, i cili akuzoi SPAK se po përdor dy standarde pasi socialistët po i heton në gjendje të lirë ndërsa Berishën në arrest shtëpie, Andoni theksoi se kjo nuk është e vërtetë, pasi socialistët janë paraqitur që ditën e parë, disa prej tyre madje dalin të zverdhur.

Reklamë

Ndërkohë shtoi se Gazment Bardhi ndrsyhe nga sa deklaron në Shqipëri, gjatë takimeve në Bruksel dhe SHBA flet me velrësime pozitive për drejtësinë e re.

Andoni: Nëse Berisha do të shkonte që ditën e parë para SPAK-ut nuk do të kishte këtë masë sot. Beqaj shkon çdo ditë para SPAK-ut dhe del i zverdhur. Berisha kishte mundësinë më të mirë për tu përballur me drejtësinë. SPAK ka një mal me dosje, ke inceneratorët ka patur asistencë shumë të madhe nga opozita, por dosjet e tjera janë shumë të vështira. Viti 2024-ër nuk është viti i SPAK, por i GJKKO. Nëse GJKKO e mbyll ekuacionin atëherë opozita mund të thotë diçka. Mua më pëlqeu kur thatë është një pjesë që e mbështes. Zoti Bardhi kur ishte në SHBA dhe Bruksel foli mirë për Drejtësinë, kur erdhi në Shqipëri foli ndryshe. Drejtësia i ka ikur mazhorancës nga duart, dhe ky është fat i madh për shqiptarët.

/Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë