Përfundon takimi mes ambasadores së re të SHBA-ve, Yuri Kim dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

Takimi që u zhvillua në selinë e kësaj partie politike, zgjati 75 minuta. Ky takim realizohen në vazhdën e prezantimeve që diplomatja ka zhvilluar me personazhe të politikës apo dhe institucioneve shqiptare.

 

Në qendër të bisedave ishin situata politike në vend dhe vijimi i Reformës zgjedhore.

 

Këto ditë, Monika Kryemadhi përfundoi edhe një vizitë zyrtare në SHBA, ku ka shkëmbyer eksperiencat e saj me shumë figura të njohura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *