Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të tregojnë kujdes ndaj vetes dhe të tjerëve, në mënyrë që të parandalohet sa më shpejt përhapja e COVID-19.

 

Në një postim në “Twitter”, diplomati kërkon që të zbatohen rregullat dhe të respektohet sakrifica e mjekëve shqiptarë dhe të punonjësve të policisë të cilët po luftojnë pareshtur me virusin e rrezikshëm.

 

 “Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të mjekëve shqiptarë dhe të punonjësve të policisë për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit”, shkruan Soreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *