Ambasadori austriak Johann Sattler në një takim me autoritetet vendore, në Korçë shprehet optimist për rezultatet e reformës ne drejtësi dhe Vetingut.

 

Në fjalën e tij diplomati Sattler vlerësoi ecurinë e reformës në drejtësi, e cila filloi katër vite me parë, që vijoi me ndryshimin e 1/3 së Kushtetutës dhe po vijon me procesin e Vettingut.

 

Më gjithë vonesat që po konstatohen në këtë process, Sattler beson se procesi do të japë rezultatet e pritshme nga të gjithë.

 

Mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë, ambasadori austriak e sheh si një moment që mund të tejkalohet. Aty ku punohet edhe mund të bëhen gabime.

 

E rëndësishme është që drejtimi të jetë i duhuri dhe së shpejti të kemi një sistem drejtësie që të jetë me i mirë se ai i 25 viteve më parë. Diplomati austriak shprehu keqardhje, që në seancën e fundit parlamenti nuk arriti të votonte ligjin për magjistrantet, duke i bërë apel politikës të gjejë rrugën e bashkëpunimit, në përmbushje të reformave të rëndësishme për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *