Subscribe

Klima politike në vend duket se është bërë shqetësim për partnerët ndërkombëtarë.  Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler ka lëshuar një tjetër mesazh në drejtim të politikës shqiptare.

 

Nga Shkodra, ambasadori Sattler i bëri apel palëve politike që debatin politik ta zhvillojnë në Parlament.

 

“Vendi i të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit është parlamenti. Nga kontakti me përfaqësuesit politik të te gjitha palëve e kam shprehur që debati duhet të ndodhë në parlament. Por unë jam shumë shpresëdhënës dhe optimist se mund ta arrijmë atë, dhe atëherë mund të kemi edhe një zgjidhje”

 

Më tej, ambasadori Sattler u ndal edhe tek nisma e opozitës për vettingun në politikë. Sipas diplomatit austriak vetingu në politië është i domosdoshëm por ai do të bëhet kur të krijohen institucionet e reja të drejtësisë, SPAK dhe BKH.

 

“Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojne pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zyra kombëtare e hetimit, do të ketë Spak dhe pastaj kjo do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune”

 

Amasadori austriak u ndal edhe tek megaoperacioni “Volvo-4”.  Ai tha se kohët e fundit janë bërë hapa pozitivë për kapjen dhe vënien pas hekurave të të fortëve.

 

“Peshku i madh, njeriu që e shpiku këtë term nuk është më në Shqipëri. Por ajo që kemi parë muajt e fundit është një hap pozitiv, sepse ka një përqëndrim të madh këtë periudhe për të dërguar pas hekurave të “fortet”. Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe në vazhdimësi punën që do të kryhet, pasi arrestimi është vetëm një gjë. Duhet të kemi kujdes dhe të mos bëhen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *