Pas bisedës telefonike të zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, ka reaguar Ambasada Ruse në Tiranë.

Në një njoftim, ambasada sqaron se palët diskutuan mbi propozimin e bërë prej zyrës së osbe; për qetësimin e situatës në Bjellorusi si dhe ndërtimin e dialogut mes opozitës dhe autoriteteve qeveritare.

Sipas zyrës diplomatike ruse, ministri Lavrov, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të misionit special të monitorimit të OSBE, i kërkoi kryeministrit Rama që të evitohen ndërhyrjet nga jashtë mbi këtë çështje, pasi populli bjellorus duhet ta zgjidh vetë këtë situatë.

“Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama. Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas”, shkruan ambasada ruse në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *