E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ambasada holandeze: Mbështesim integrimin e Shqipërisë, ndjekja penale e nivelit të lartë, prioritet!

Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pasi PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ambasada holandeze nënvizon se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Reklamë

Gjithashtu thotë se një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

“Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë do të jetë në gjendje të vazhdojë shpejt dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për sigurimin e këtij procesi”, thuhet në reagim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë