Ambasada e SHBA në Tiranë iu bën thirrje qytetarvë të saj amerikanë që ndodhen në Shqipëri që të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonën ku zhvillohet protesta e thirruar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Në një postim në “Facebook”, Ambasada kërkoi nga qytetarët e saj që të monitorojnë mediat për të qenë në dijeni të situatës.

“Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat. Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona: Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar. Shmangni çdo tubim publik të njerëzve. Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja Mbani një profil të ulët”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *