Dy vjet para se pandemia e koronavirusit të godiste botën, zyrtarët e ambasadës amerikane në Kinë kishin vizituar një institut kërkimi në Wuhan, duke dërguar dy paralajmërime zyrtare në Uashington në lidhje me sigurinë në laborator. Shkencëtarët aziatikë po kryenin “studime të rrezikshme” mbi lakuriqët e infektuar me COVID-19.

Raporti i diplomatëve nxiti diskutimet brenda qeverisë së Shteteve të Bashkuara se një nga laboratorët e Wuhan ishte burimi i virusit. Në janar 2018, shkencëtarë të SH.B.A.-së u dërguan disa herë në Institutin e Virologjisë Wuhan, i cili në vitin 2015 ishte bërë laboratori i parë kinez që arriti nivelin më të lartë të sigurisë ndërkombëtare.

Ajo që mësuan zyrtarët amerikanë gjatë vizitave të tyre i shqetësuan aq shumë saqë të paralajmëruan Uashingtonin përmes dy letravë diplomatike të paklasifikuara. Në letra flitej për sigurinë dhe menaxhimin e dobët brenda laboratorit të institutit dhe kërkohej më shumë vëmendje dhe ndihmë.

Mesazhi i parë diplomatik, veçanërisht, nënvizoi se puna e laboratorit në lakuriqët e prekur nga koronaviruset dhe transmetimi i tyre i mundshëm njerëzor do të përfaqësonte rrezikun e një pandemie të re të ngjashme me SARS.

“Laboratori i ri paraqet një mungesë serioze të teknikëve dhe hetuesve të trajnuar në mënyrë të duhur, të domosdoshëm për të operuar në mënyrë të sigurt”, thuhet në letrën e 19 janarit 2018.


Aty thuhej se Shtetet e Bashkuara duhet të kishin siguruar mbështetje shtesë për laboratorin në Wuhan, kryesisht sepse kërkimi i tij për koronaviruset dhe lakuriqët ishte i rëndësishëm, por edhe i rrezikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *