Subscribe

Grupi i Bajrave në Shkodër do të vijojë të qëndrojë në burg edhe pse të premten për akuzat dhe arrestimet e vitit 2018 u shuan masat pasi prokuroria nuk arriti të dërgoi në gjyq dosjen brenda afateve ligjore.

 

Por nje hetim paralel ka “ gozhduar ” sërish Behar e Safet Bajrin të cilët se bashku me Ilir Rustemin, boksierin Asmer Bilali dhe Ismet Idrizin do të vijojnë të qëndrojnë në qeli.

 

Ndaj tyre janë ngritur akuza të reja për gjobvënie dhe punësime në spitalin e shkodërs me anë të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

 

Të shtunën krimet e rënda ndryshuan masën e sigurisë nga arrest në shtepi në detyrim paraqitje për zyrtarët e spitalit në shkodër,  Senad Halluni me detyrë shef shërbimesh në marnenitetin e qytetit, Florine Hoxhën , kryeinfermiere dhe Mira Nikajn  pergjegjëse finance që akuzohen për shpërdorim detyre , kryer ne bashkëpunim.

 

Një masë më të butë përfitoi edhe Jonida Murati e cila nga arrest me burg u la në arrest shtëpie. 32 vjecarja rezulton nga hetimet se ishte e punësuar formalisht si infermiere në  spitalin e shkodres duke përfituar  pagën pa u paraqitur në punë.

Avokati i Bajrave pas sancës nuk nguroi të hedhë akuza mbi prokurorinë.

 

Sipas burimeve të njëtjtin qëndrim në seancën me dyer të mbyllura kanë mbajtur edhe vetë të pandehurit Behar e Safet Bajri të cilët janë shprehur se këtë të keqe e kanë nga prokurori Anton Martini i cili ka drejtuar prokurorinë e shkodrës 2 vite më parë.

Bajrët njihen prej vitesh për influencën e tyre në shkodër ndërkohë që palët politike kanë akuzuar njëra-tjetrën për bashkëpunimin me këtë grup kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *