Sekretari i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka treguar në “Quo Vadis” për incidentin e regjistruar sot ne selinë blu, ku Belind Këlliçi denoncoi në polici bastisjen e zyrës së tij.

 

Ndërsa këmbënguli se askush nuk do t’i ndalojë të futen në selinë blu, ai tha se sot u përballën me rreth 20 persona të armatosur, të cilët po qëndronin në krah të zyrës së Bashës.

 

“Selia e PD është shtëpia jonë, e demokratëve. Përsa kohë Kuvendi ka marrë një vendim, ne do të fillojmë të shkojmë aty, në shtëpinë tonë. Ne u drejtuam drejt zyrave tona të forumit. U vumë para faktit që dyerve iu ishin ndërruar bravat. U detyruam t’i hapnim me forcë. Kishte ndodhur një bastisje, dollapet ishin shkatërruar, ishin vjedhur computerat, protokollet, formulari i anëtarësimit. U njoftuam që mos të preknim gjë dhe të njoftonim policinë. Policia nuk erdhi për gati 40 minuta, u detyruam të shkonim në këmbë për të denoncuar këtë akt të turpshëm. Pati një përplasje verbale, gati në përplasje fizike, ku u demonstruan edhe armët nga një grup gati 20 vetësh. I kërkuam policisë të administronin pamjet filmike, presim përgjigjen e policisë që të evidentojë autorët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *