Subscribe

Policia e Tepelenës ka asgjësuar 23 mijë rrënjë narkotike të llojit kanabis sativa në 13 parcela mëngjesin e kësaj të marte. Droga ishte kultivuar në zonat e thella të Kurvelesh dhe rezultonin pa pronar. Operacioni i policisë së Tepelenës vijon edhe në fshatra të tjerë por deri më tani nuk ka asnjë person nën pranga, ndërsa bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Më herët operacioni antidrogë u zhvilluar edhe në qarkun e Vlorës, ku u asgjësuan rreth 2600 rrënjë.
Bima narkotike u gjet e mbjellë në fshatrat mifol dhe Mavrovë, teksa ishte e kultivuar nëpër sipërfaqet pyjore anës lumit Vjosë. Sipas policisë, toka rezulton pa pronar. Droga ashtu si edhe në Tepelene u asgjësua, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar kultivuesit e bimëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *