Uniformat blu në Krujë kanë sekuetruar 21 kg kanabis dhe si rezultat një person është vënë në pranga, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër po procedohet penalisht.

 

Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K., pasi në banesën e tij Policia gjeti  dhe sekuestroi  7.3  kilogramë kanabis.

 

Gjithahstu në kuadër të këtyre kontrolleve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht  për shkak të moshës shtetasi  I.B, pasi në banesë ju gjet  rreth 1.3 kilogramë kanabis.

 

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *