Subscribe

Policia e Shtetit ka nisur një kontroll masiv në të gjithë territorin për zbulimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

 

1 600 forca policie në 24 orët e fundit kanë ushtruar kontroll masiv të territorit.

Si rezultat i kontrollit, në të gjithë vendin janë evidentuar dy raste, një rast në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis.

 

Bëhet e ditur se çdo Drejtori Vendore të Policisë është pajisur me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe atje ku nuk shkohet dot për shkak të terrenit.

 

Kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *