Dy persona janë plagosur këtë të enjte në Elbasan, si pasoje e dy aksidenteve të ndodhura në këtë qark.

 

Informacionet policore bëjnë me dije se aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Mengël, në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd teksa makina ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.

 

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në vendin e quajtur “Spaikorre” në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një person që ecte me biçikletë.

 

Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *