Vendi
Aksident në Sarandë, 52-vjeçarja përplas këmbësorin me makinë, transportohet te Trauma

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodur rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1, në Sarandë.
Policia njofton se shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 64 vjeç, këmbësor, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Reklamë
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




