E mërkurë, 28 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Berat, Benzi përplaset me Audin

 Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën Berat-Urë Vajgurore. Ngjarja ka ndodhut në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”.

 

Reklamë

 

Sipas policisë një Benz me targa AA 195 RU me drejtues Arben Hoxha, 34 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër tip Audi A6, me targa RKS 04 445 GJ, me drejtues shtetasin kosovar Bedri Morina, 50 vjeç.

Reklamë

 

 

Nga informacionet policore bëhet me dije se drejtuesi i mjetit tip Benz ka qenë i dehur.

 

 

Ndërkohë të plagosurit, dy drejtuesit e mjeteve, janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë