E diel, 25 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Aksident me motor bore në Bogë, katër persona përfundojnë të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për mediat në Kosovë se aksidenti ka ndodhur pasi një motor bore është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar lëndimin e katër personave.

Reklamë

Sipas tij, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë