E premte, 23 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë gjatë natës në Pogradec, humbi kontrollin dhe u përplas me murin, shoferi dhe pasagjeri në spital

Në hyrje të qytetit të Pogradecit, një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e djeshme.
Shtetasi A. Z., 34 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, teksa drejtonte një automjet tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me murin anësor të tunelit.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, A. Z., si dhe pasagjeri E. T., 35 vjeç, po ashtu banues në Memëlisht. Të dy janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reklamë

Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë