E martë, 20 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“AKSHI do bëjë maksimumin për të ofruar shërbime më të qëndrueshme”, drejtori i ri Tafa: Ta çojmë larg vizionin e Ramës

Igli Tafa do të jetë kreu i ri i AKSHI-t pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanaj, e cila sot ndodhet në arrest shtëpie. Ai u prezantua ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në fjalën e tij, drejtori Tafa theksoi rëndësinë e ekipit të AKSHI-t dhe rolit të tyre në transformimin digjital të shërbimeve publike. Ai nënvizoi se përkushtimi dhe përvoja e tij do të jenë mbështetje për stafin, duke shtuar se qytetarët mund të presin shërbime më efikase dhe të qëndrueshme.

Tafa: Dua t’i them stafit të AKSHI-t se ju jeni forca reale dhe fuqia që keni bërë këtë transformim. Unë do jem ai i cili do u jap vetëm energjinë time, përkushtimin tim dhe eksperiencën, por ju keni gjthë kapacitetet për ta çuar akoma më larg vizionin e kryeministrit për modernizimin dhe digjitalizimin e gjithë shërbimeve. Një mesazh që kam për qytetarët është që AKSHI do bëjë maksimumin për të ofruar shërbime gjithnjë e më të qëndrueshme dhe njëkohësisht do të ofrojë edhe shërbime të cilat do të bëjnë të mundur të jemi lider në rajon dhe më gjerë në fushën e digjitalizimin dhe teknologjive të avancuara./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë