E martë, 20 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Katër persona janë shoqëruar nga policia pas hetimeve për tritolin e vendosur në makinën e Igli Bimajt, kreut të Njësisë Administrative Shushicë. Dy prej tyre mësohet se janë arrestuar.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, personat e shoqëruar dyshohet se janë nga Tirana dhe kishin mbërritur në Vlorë. Në kuadër të veprimeve hetimore, është bllokuar edhe një automjet, i cili pritet t’i nënshtrohet kontrolleve për të përcaktuar nëse është përdorur nga personat e dyshuar.

Reklamë

Hetuesit po mbledhin prova dhe po verifikojnë lëvizjet e personave të shoqëruar para dhe pas ngjarjes, me qëllim përcaktimin e rolit të secilit prej tyre dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë.

Ende nuk dihet nëse vendosja e lëndës plasëse në automjetin e Igli Bimajt ka lidhje me detyrën e tij publike apo nëse ngjarja ka motive të tjera.

Reklamë

Pritet që Policia e Vlorës të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e operacionit, akuzat e mundshme dhe provat e administruara.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.