Subscribe

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj u shpreh në takimin që zhvilloi me demokratët në qytetin e Beratit, se vendimi i parë që do të marrë nëse zgjidhet në krye të PD-së do të jetë – ndryshimi i statutit të PD-së.

 

Ai theksoi se kryetari që humb zgjedhjet do të largohet menjëherë pa asnjë të drejtë rikandidimi.

 

Sipas tij, PD duhet të zhvishet nga mentaliteti i humbësit.

“Partia Demokratike duhet të zhvishet nga mentaliteti i humbësit dhe nga lehtësia me të cilën e pranon humbjen si të ishte vlerë. Ne nuk mund t’i lëvdojmë vendimet e gabuara e të themi “e provuam po nuk na eci” dhe pastaj të vazhdojmë njësoj. Nëse zgjidhem kryetar, vendimi i parë që do ndërmarrë PD do të jetë ndryshimi i Statutit për të sanksionuar se kryetari që humb zgjedhjet largohet menjëherë, pa të drejtë rikandidimi, pa asnjë lloj justifikimi. Ky është standardi demokratik dhe evropian. Ngjitja pas karriges me çdo kusht është standard autokratik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *