Subscribe

Sezoni turistik duket se nuk ka filluar mbarë për këtë vit. Sikur të mos mjaftonin kapriçot e motit dhe problemet e përvitshme me të cilat përballen turistët e huaj në vend, situata e tensionuar politike ka dhënë ndikimin e parë negativ.

 

Operatorët turistik ngrenë shqetësimin se reklama negative që po tërheq vëmendjen e mediave të huaja, lidhur me krizën politike ka detyruar një sërë grupesh turistike të anulojnë vizitat në Shqipëri.

 

Bëhet fjalë për turistë nga vendet nordike, Gjermania apo Izraeli. Sipas të dhënave partnerët e huaj të agjencive turistikeve kanë marrë kërkesa nga klientët për anulim të vizitës së tyre në Shqipëri, pikërisht pas pamjeve të dhunës që është demonstruar së fundmi.

 

Sinjali i parë u dha që në muajin prill, por kjo tendencë vijoi edhe më pas, duke u kthyer kështu në shqetësimin kryesor të tregut turistik. Ndonëse nuk mund të flitet me shifra konkrete lidhur me anulimin e charterave për turet e pranverës, mungesa e një konsensusi politik vijon të mbetet një kërcënim për periudhën më tej.

 

Aktualisht, sipas operatorëve nuk ka anulime për rezervimet e verës, por ata apelojnë për qetësimin e situatës, pasi tensionet politike dëmtojnë rëndë imazhin e vendit e për rrjedhojë edhe tregun e brishtë turistik të Shqipërisë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *