Reforma e thellë në arsimin e lartë publik e privat në Kosovë, si pjesë e planit strategjik për vitet 2017-2021, duket se ka filluar që të japë efektet e para, si nga aspekti i cilësisë, programeve të studimit në përputhje me tregun e punës, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar.

 

Webometriks, agjencia listuese e cilësisë botërore të universiteteve, që analizon 30 mijë të tilla, ka publikuar rankimin e institucioneve të arsimit të lartë në shtetin më të ri në Ballkan. Sikurse shihet në këtë listë, në Kosove, Universiteti i Prishtinës dhe Kolegji AAB vijojnë të qëndrojnë në krye të listimit me një distancë të madhe nga institucionet e tjera homologe. Ne tabelën e mëposhtme universiteti publik pozicionohet në vendin 3938, me një rënie prej 148 vendesh, por serish në krye, ndërsa i dyti Kolegji AAB me një rritje prej 1397 vendesh.

 

Webometrics konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme botërore sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit e informimit.

 

Lista e Webometrics, realizohet nga grupi hulumtues Cybermetrics Lab, që është pjesë e institucionit më të madh kërkimor publik në Spanjë, Këshillit të Lartë për Kërkime Shkencore (CSIC). Në metodologjinë e rankimit te tij, Webometrics merr për bazë njohjen e nivelit të mirë të punës shkencore të botuar, si dhe përmbajtjen dhe shpërndarjen e informacionit nga burimet elektronike nga institucionet përkatëse.

 

Sipas kësaj liste, në krye qëndrojnë universitetet amerikane, si Harvard, Standford e MIT, por pas nuk mbetet dhe Universiteti i Oksfordit, i pozicionuar ne vendin e shtatë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *