E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Administratori i Kallmetit arrestohet në spital/ Qëlloi i pari me armë; Altin Marku i prishi një tubim elektoral

Zbardhet nga policia e Lezhës ngjarja e rëndë që u shënua mesditën e së premtes në Kallmet, ku dy persona mbeten të plagosur me armë zjarri.

 

Reklamë

Kreu i njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni është arrestuar nga policia, pasi sipas grupit hetimor u zbulua se mes tij dhe autorit Altin Marku, pati shkëmbim zjarri.

 

Reklamë

Për pasojë të dy plagosën njëri tjetrin.

 

Ngjarja ndodhi të premten, rreth orës 13:00, kur altin Marku pas një konflikti në zyrën e Simonit i bëri pritë në mes të rrugës.

 

Ai e qëlloi disa herë me armë kohën kur zyrtari lokal po udhëtonte me makinë.

 

Simoni mori tre plumba dhe ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

 

Por gjatë mbledhjes së provave, grupi hetimor, zbuloi se edhe administratori kishte qëlluar me armë,, duke plagosur në krah Altin Markun.

 

Ky i fundit u arrestua pak orë pas ngjarjes dhe është dërguar po ashtu në Spitalin e Traumës.

 

Burimet bënë të ditur se përplasja mes tyre nisi gjatë fushatës zgjedhore, pasi Altin Marku tentoi që të prishte një takim elektoral të Besnik Simonit.

 

Altin Marku dhe Besnik Simoni për “Vrasja me dashje”, të mbetur në tentativë si dhe “armë mbajtje pa leje”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë