Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Levan të Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Fatkeqësisht, një prej të plagosurve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve të tjerë nuk është bërë ende e ditur.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/vizionplus.tv





