I dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ditën e sotme u takua në Tel Aviv me familjarët e pengjeve të mbajtur nga Hamasi.
Familjarët ngritën një kamp me tela me gjemba për të treguar gjendjen e vështirë të robërve të mbetur në duart e grupit palestinez.
Witkoff u tha familjeve të pengjeve se shumica e izraelitëve dhe banorëve të Gazës duan që pengjet e mbajtura nga Hamasi të kthehen.
ויטקוף הגיע לכיכר.@SteveWitkoff Help! pic.twitter.com/LiVkQlvGgD
— סשימי תבורי 🎗️✊ (@Guitaryahu) August 2, 2025
“Shumica e izraelitëve duan që pengjet të kthehen në shtëpi dhe shumica e qytetarëve të Gazës dëshiron kthimin e pengjeve sepse duan rehabilitimin e Rripit të Gazës”, u tha ai familjeve në “Sheshin e Pengjeve”.
“Nuk ka fitore pa i sjellë të gjithë në shtëpi”, shtoi ai.
“Plani nuk është zgjerimi i luftës, por përfundimi i saj”, theksoi Witkoff, duke shtuar se bisedimet tani duhet të përqendrohen në përfundimin e luftës dhe kthimin në shtëpi të të gjithë pengjeve, në vend të një marrëveshjeje të pjesshme.
Sipas Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, takimi vazhdoi për gati tre orë.





