Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Ministria: Nuk duam numra, duam turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor

27 Korrik 20:06

Të dhënat e fundit të shifrave të turistëve treguan se qershori shënoi një rritje 7 % krahasuar me qershorin e 2024. Në shifra absolute u regjistruan 2 milion shtetas që kanë hyrë në territorin tonë, nga të cilët 1.3 milion ishin të huaj.

Të dhënat edhe si 6-mujorë konfirmojnë një rritje të lehtë të të huajve në vendin tonë. 4.7 milion nga 4.5 që ishte kjo shifër një vit më parë.

Për ministrinë e turizmin këto shifra, nuk janë zbehje, por konfirmojnë një rritje të qëndrueshme të sektorit.

“Për ne nuk ka qenë prioritet shifrat e larta. Kemi qenë dhe jemi të orientuar drejt një rritje më të ulët, por të qëndrueshme dhe të shtrirë gjatë gjithë vitit. Tashmë për të tretin vit me radhë nuk jemi më vetëm për turizëm bregdetarë, por kemi rritje të ndjeshme të atij malor, kulturor, kemi frekuentim të zonave të mbrojtura. Janë këto trende dhe shifrat të cilat janë të shtrira gjatë gjithë vitit që na bën të besojmë se turizmi do të vijojë të jetë një sektor kyç për ekonominë në tërësi”, tha Herida Duro, drejtore e turizmit në ministri gjatë një interviste për emisionin E-ZONE.

Por a tregojnë shifrat e INSTAT se po zbehet interesi i të huajve për të vizituar Shqipërinë?

“Unë mendoj që jo. Shqipëria turistike vijon të tërheqë vëmendjen e shumë mediave të huaja. Fillimisht si një thesar i pazbuluar e tashmë si një destinacion gjithëvjetor turistik. Po flasin kaq shumë për Shqipërinë sa nuk mund të themi se ky interes po zbehet. Jemi ende herët për të bërë një analizë të sezonit”, tha Duro.

Por ky sezon duket jo i zakonshëm për shkak të një rokade të stafeve të pushtetit lokal dhe një aksioni mbarë kombëtar për lirim të hapësirave publike.

“Ky është një moment kalimtar dhe po punohet që çdo element që mund të ndikojë sadopak në sezon të tejkalohet dhe të shmanget. Ne si  ministri i kemi marrë masat shumë më herët për një mbarëvajtje të sezonit turistik”, tha Herida Duro, drejtore e turizmit në ministri.

Këtë vit kemi një ndarje të hapësirave 50% publike dhe 50% private. Por në vitin e parë të aplikimit të këtij raporti situata në terren shpesh herë është shoqëruar me paqartësi. Por për Ministrinë  e Turizmit, Lezha, Velipoja dhe Himara duket se janë bashkitë më korrekte në zbatimin e këtij vendimi për këtë sezon.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
Herida Duro Turizmi vizion plis

Nga e njëjta kategori

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për konsum, por për investim

më shumë...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet kryesore për investitorët

më shumë...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të investoj në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.