Emigrantët shqiptarë do të votojë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nga shteti ku ata jetojnë. Por teksa jemi vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve, në Greqi janë hasur problematika më zarfet e dërguara nga KQZ. Nga rreth 68 mijë zarfe të dërguara, janë kthyer në Shqipëri vetëm 14 mijë.
Antuela Male, eksperte zgjedhore, KRIIK (Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara) dhe gazetari Ardit Hoxha, në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj kanë treguar edhe arsyen se pse po hasen probleme me votën e emigrantëve.
Pranvera Borakaj: Vota e emigrantëve, çfarë po ndodh me Greqinë? Nga 68 mijë zgjedhës që janë regjistaruar në Greqi deri tani kanë votuar vetëm 14 mijë.
Antuela Male: Problematikat në votën e emigrantëve nuk duhet të fokusohen vetëm të ajo që po ndodh në Greqi, problemi ka ndodhur që nga fotografimi i votës, me mospërmbushjen e pikave të kontratës nga ana e postës dhe me problematikën e KQZ lidhur me paketimin e zarfeve. Është një proces që implementohet për herë të parë dhe problematika të pamenduara hasen. KQZ dje ka miratuar një akt që ka listuar një sërë problematikash dhe se si duhet të reagojë KQZ. Çdo qytetar që merr një zarf i cili nuk ka brenda fletën e votimit, qytetari do ta raportojë elektoniksiht dhe kështu KQZ do të mundë t‘i dërgojë sërish fletën e votimit. 250 mijë vota janë paketuar nga njerëz, është një gabim njerëzor. Deri tani janë 6 kërkesa të tilla në platfromë, që KQZ duet t’ia ridërgojë. Problematikat e tjera kanë të bëjnë me kompaninë postare. DHL ka nënkontraktuar një kompani tjetër në Greqi për të bërë shpërnadrjen e zarfeve, kjo nuk është e lejuar. DHL duhet t’ia dorëzojë zarfat vetë individualisht dhe duhet të shkojë ta marrë atë zarf kur qytetari ta marrë në telefon. Këto elementë kanë shkaktuar ngërçin në fjalë dhe shpresojmë të zgjidhet.
Ardit Hoxha: Në Greqi ka dhe një problematikë ndoshta partiake, për shkak se një numër shumë i lartë i të regjistruarve aty, shumë regjistrime janë bërë me vetëm një e-mail. Në momentin kur shkonte njoftimi, qëllon që u shkon te kutia e Spam. Një numër shumë i lartë nuk e kanë marrë vesh nëse u ka shkuar zarfi dhe ku mund ta tërheqin. Në Greqi janë nisur 68 mijë zare dhe deri tani kanë sjellë 14400. Nga Italia ka ardhur më shumë se gjysma. Nuk është kjo problematikë. DHL aty po operon vetë dhe nuk është me një kompani tjetër nënkontraktore. Besoj se nëse do të vijojë e njëjta situatë votat nga Greqia do të vijnë në numër shumë të ulët./vizionplus.tv





