Ekspertë të ekonomisë janë të mendimit se vendimi për të përcaktuar referenca për efekt taksimi në strukturat akomoduese është një mënyrë jo efikase për të luftuar informalitetitn.
Edhe pse vendimi i qeverisë nuk është drastik, pasi ofron dhe mundësinë e refuzimit të referencave dhe praninin e kontrolleve, sipas Edvin Stefanit fiskalist, kjo masë nuk pritet te ketë efekte në treg. Sipas tij ka mënyra të tjera për të nxitur formalizimin e sektorit.
“Sikundër në deklarimin e të ardhurave parashikohen shpenzime të zbritshme për fëmijët deri në 18 vjeç, një praktikë e tillë mund të aplikohet edhe për ata që individë që duan të kalojnë pushimet brenda vendit. Nëse një shumë e caktuar shpenzimi do tu njihet si zbritje nga të ardhurat e tyre vjetore, kjo rrugë do të ishte edhe një nxitje për qytetarët që të kalonin pushimet brenda vendit dhe të paguanin me kartë dhe të ruanin faturën”, deklaroi Stefani gjatë një interviste në E-ZONE.
2024 ishte viti më i mirë sa i përket turistëve që erdhën në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT evidentuan rreth 11 milion turistë

Ndërsa sa i përket të ardhurave rezulton se në 2024 sektori gjerneroi 5 miliard euro.
Vendosja e referencave në një sektor të ekonomisë është një praktikë e dështimit të kontrolleve të institucioneve fiskale.
Vite më parë u aplikuan referenca për pagat, për të luftuar informalitetin në tregun e punës.
Por kjo praktikë nuk dha rezultat dhe qeveria u detyruar ti shfuqizojë./vizionplus.tv





