Concord Investment në MIPIM, lançon projektin Marina Orikum në Panairin e Pronave të Paluajtshme në Kanë, Francë
Dita e parë e Panairit të pronave të paluajtshme në Kanë, Francë dhe pritshmëritë për Grupin Concord Investment ishin ato që priteshin. Interes i jashtëzakonshëm nga ana e vizitorëve të ndryshëm në këtë Panair të Pasurive të Paluajtshme për brandin tashmë të konfirmuar: “Albania”.
MIPIM në Kanë është një event global ku takohen investitorët nga shumë vende të botës, agjenci të pronave të paluajtshme nga më të njohura në botë. Teksa për herë të parë Shqipëria përfaqësohet me stendën e saj, ku Grupi “Concord Investment” , mes shumë projekteve të larmishme në industrinë imobiliare, ka përzgjedhur të promovojë projektin Marina Orikum.
Interesi nga ana e pjesëmarrësve në këtë aktualisht rezulton të jetë tejet i lartë, për vetë faktin se sot Shqipëria është një vendet më të klikuara për sa i përket industrisë imobiliare.
Ky projekt ambicioz siç edhe është Marina Orikum, maketi i ekspozuar në stendë tërhoqi vëmendjen e jashtëzakonshme të vizitorëve të shumtë, teksa u prezantua nga arkitekti austriak i cili edhe dizenjoi atë, me famë botërore Chris Precht.
Marina Orikum është një investim i shkëlqyer i Grupit Concord Investment, i cili pritet që të ridemensionojë impaktin e trendit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
Kjo pasi bëhet fjalë për një projekt që gërsheton industrinë nautike me pronat luxury të cilat janë të ndërthurura më së miri në këtë projekt.
Panairi i Pronave të Paluajtshme MIPIM do të vazhdojë të jetë i hapur edhe për tre ditët e ardhshme, teksa Concord investment do të vazhdojë të promovojë në stendën e saj projekte tjera që aktualisht zhvillon me sukses në portofolin e saj, si ato ekzistuese, por edhe ato që priten të lançohen së shpejti.
/vizionplus.tv





